Një person është shoqëruar nga ana e policisë në Kamëz, pasi ka shkaktuar rrëmujë brenda qëndrës së votimit.
Personi rreth të 60-tave ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i tij.
Pavarësisht se priteshin tensione, situata edhe në Kamëz është paraqitur mjaft e qetë, duke shmangur çdo përplasje mes qytetarëve.