15:08 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sherr i madh brenda burgut të Reçit, drejtori dhe shefi i policisë urdhëruan falsifikimin e raportit, 3 zyrtarë të pezulluar (EMRAT)

10:47 | 12/01/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon procesi i votimit në Burgun e Fierit, ja sa të burgosur morën pjesë

Janë pezulluar nga detyra 3 zyrtarë të burgut të Reçit, në Shkodër. Personat e pezulluar janë drejtori i burgut të Shkodrës Maliq Meta, shefi i policisë Robert Bundo dhe nënkomisari Gëzim Qosku.

Dyshohet se 3 zyrtarët e pezulluar kanë falsifikuar raportet për një ngjarje brenda burgut.

Më konkretisht në datën 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Me urdhër të drejtorit dhe shefit të policisë, nënkomisari Qosku ka ndryshuar raportin për ngjarjen, duke falsifikuar firmat e dy punonjësve të policisë.

Nuk dihet nëse ky falsifikim është bërë përkundrejt një shpërblimi financiar.

Njoftimi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjevemë 12.1.2022, zbatoi urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ekzekutim  vendimi penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me nr.20 (40), datë 11.01.2022 për caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të detyrës në IEVP Reç”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale për tre zyrtarë:

1-“M.M.”, Drejtori i IEVP-së Reç, Shkodër;

2-“R.B.”, Shefi i Policisë së IEVP-së Reç, Shkodër;

3-“G.Q.”, Nënkomisar Specialist Policie në IEVP-në Reç, Shkodër,

Urdhërin për ekzekutimin e vendimit e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve.

SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumenta të falsifikuar.

Në këto kushte, pasi u vunë përballë këtij fakti, u kryen veprime proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe duke qenë se provat ishin të mjaftueshme Gjykata mori vendimin e sipërcituar.

Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal.

Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Nënkomisar “G.Q.” përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.

Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo.

Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: burgu i recitShkoder
Pas

E trishtë/ Gruaja e tij i lutej që të vaksinohej, 48 vjeçari nuk pranonte, humbi jetën pasi u infektua me Covid

Para

Pse duhet të konsumoni vezë çdo mëngjes?

Para
Pse duhet të konsumoni vezë çdo mëngjes?

Pse duhet të konsumoni vezë çdo mëngjes?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trup i pajetë gjendet në lumin Shkumbin, policia rrethon zonën pranë ish-Metalurgjikut

Tragjedi në Algjeri: Shembja e tribunës pas festimeve i merr jetën 3 personave, 81 të plagosur

Alarm në Dëshiran të Belshit: Gropa karstike pranë shtëpive, banorët kërkojnë evakuim

Përplasja te “Farie Hoti”/ KAS vendos të ndalojë Asllan Dogjanin nga ambienti i rinumërimit, kërkon ndërhyrjen e policisë për largimin e tij

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH-së, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane, bllokon rrugët e hyrjes në impiantin Fordow

Ndërhyrje nga ajri dhe toka, vijon aktive vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit

Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet kundër mjeteve që shqetësojnë qetësinë publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.