Një debat i madh ka ndodhur sot në showbizzin shqiptar. Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, është acaruar keq me portalin e lajmeve “Anabel”.
Ky portal ka bërë një shkrim sot lidhur me ditëlindjen e Fullanit, veprim që e ka acaruar shumë këtë të fundit.
Në instagramin e tij, Erik Fullani e ka ofenduar keq fare portalin Anabel, Dalina Buzin dhe punonjëset e saj duke i quajtur ku**a që s’kanë me çfarë të merren.
“ Një portal “Ku**ë” si Revista Anabel , me një drejtoreshë “Ku**ë” si Dalina Buzi , me disa komentuesa “Ku**a” që ditën e hënë ora 1 nuk është asnjeri në punë për të fituar lek dhe për t’u bërë të dobishëm, por e kanë mendjen si “Ku***t” për të bërë komente me ofendime dhe mallkime… Nuk janë marrë kurrë me një çështje me të vërtet shqetësuese për popullin, por merren si “Ku***t” me gjëra që nuk i takojnë.”, shkruan djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Anabel kërkon ndjesë. Apo jo?!
Ky postim i Fullanit nuk ka mbetur pa një reagim nga ana e “Anabel-it”, që i ka kërkuar falje nëpërmjet një shkrimi ironik.
“I dashur Erik, nuk e di si na ke shpëtuar e të kemi dhënë vëmendje. Ndihemi tmerrësisht keq. Të paktën babai dhe mamaja jote kanë një CV profesionale dhe e kanë vënë emrin me punë, por jeta jote, ke të drejtë, nuk ka përse t’i interesojë askujt.”, shkruan Anabel.
Ndër të tjera ky portal e quan Fullanin si një djalosh që kërkon vëmendje duke u bazuar në numrin e ndjekësve të tij dhe në faktin që ai del shumë shpesh në video me Noizyn. Përveç kësaj, në shkrim thuhet që Eriku nuk ka pse të fajësojë Anabel.al se përse njerëzit nuk e duan.
“Megjithatë Eriku ka të drejtë të nxehet, sepse komentet ndaj tij në Facebook ishin shumë të ashpra. Por nuk ka të drejtë të fajësojë Anabel.al se përse njerëzit nuk e duan. Ai mund të jetë një çun i mrekullueshëm në jetën private, por kur bëhet fjalë për publikun, ti merr atë çfarë u jep.”, shkruan portali duke ia hedhur fajin Fullanit për komentet e rënda.
Ndër të tjera Anabel përmend disa fakte ku Eriku bën një figurë shumë të keqe.
“Ti nuk na duhesh as si artist, sepse nuk ke asnjë prodhim artistik me influencë në muzikën dhe artin shqiptar; nuk na duhesh as si intelektual sepse ato që publikon nuk kanë asnjë vlerë përmbajtësore intelektuale (madje as gramatikore) për kombin e shoqërinë, nuk na duhesh as për rubrikat “Meshkuj interesantë’ se meshkujt që ne duam të promovojmë për lexueset femra, nuk i shajnë femrat “k*rva” portaleve.”, thuhet në shkrim.
Por cili ishte lajmi që e nxehu aq shumë Erik Fullanin?
Anabel.al ka bërë një shkrim për ditëlidjen e djalit të ish- guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ku shton faktin që ky i fundit ka thyer pjatat e restorantit në fund të festës. Ky detaj i ka çmendur fansat të cilët kanë reaguar me komente shumë të ashpra.
Shkrimi i plotë:
“Erik Fullani feston ditëlindjen me miqtë: Veprimi që bën në restorant, do t’ju lërë pa fjalë!
Mbrëmjen e së hënës, Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, festoi ditëlindjen bashkë me miqtë e tij në një restorant me ushqim tradicional.
Fullani postoi në profilin e tij në Insta Story pamje nga mbrëmja festive, ku ndodhej dhe miku i tij, reperi Noizy, por ajo që ka ndodhur në fund të darkës, lë vërtet pa fjalë.
Erik Fullani shihet në një video teksa thyen një e nga një pjatat e restorantit, duke e mbushur dyshemenë me to.”
Ndër të tjera ky shkrim është shoqëruar edhe me disa foto nga ditëlindja e Fullanit, ku ky i fundit shihet duke thyer pjatat.