Sherr mes dy gjimnazistëve në Durrës, njëri prej tyre plagos shokun e shkollës në këmbë me thikë.
Incidenti ka ndodhur dje gjatë pushimit të madh rreth orës 10:30, përpara shkollës së dy të rinjve në lagjen nr.16.
Sipas policisë, dy adoleshentët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas ka ndodhur dhe plagosja.
Autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi D.D. 15 vjeç, banues në Durrës, ka goditur me thikë në këmbën e majtë, shtetasin K.P. 16 vjeç, banues në Shënavlash.
Pasi 16-vjeçari ka mbetur i plagosur, është dërguar në spitalin Rajonal Durrës, nga ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa për 15-vjeçarin filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës. Ai akuzohet për dy vepra penale, “Plagosja e lehtë me dashje” edhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e autorit, tip biçaku me mbishkrimin “CriVit”.