Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë këtë të hënë pas një sherri mes disa persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë Parlamentit, rreth orës 14:20 në rrugën “Murat Toptani”. Nga ky sherr kanë ngelur të plagosur shtetasit A. S., 24 vjeç dhe E. E., 24 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia sqaron se janë identifikuar edhe dy autorët plagosjes, shtetasit E. N. dhe D. D. Po punohet për kapjen e tyre. Nga hetimet parapreke dyshohet se shkak i konfliktit është për motive banale.
Detaje:
Më datë 06.03.2017, rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, ka patur një konflikt midis disa shtetasve, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse (thikë), shtetasit A. S., 24 vjeç dhe E. E., 24 vjeç, të cilët ndodhen në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post