Një sherr masiv mes disa adoleshentëve ka ndodhur në Konispol, ndërsa janë proceduar penalisht 6 shtetas.
Stacioni i Policisë Konispol ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit, F. P., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç, L. I., 18 vjeç, N. D., 18 vjeç, F. S., 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, banues të gjashtë në Konispol.
Dyshohet se mbrëmjen e djeshme, për motive të dobëta ata janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj, ku si pasojë kanë pësuar dhe dëmtime fizike.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.