Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Itali, ku ka pasur një sherr masiv mes disa shqiptarëve dhe disa italianëve në një burg.
Ngjarja ka ndodhur në burgun Sant’Angelo dei Lombardi, ndërsa janë përdorur edhe mjete të forta.
Një nga të burgosurit që u përfshi në sherr ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat italiane.
Ende nuk dihen shkaqet se përse ka nisur ky konflikt, ndërsa u desh ndërhyrja e autoriteteve që gjithçka të mos përfundonte në tragjedi.
Menjëherë në institucionin e vuajtjes së dënimit janë dërguar hetues në mënyrë që të shihen rrethanat në të cilat ka agravuar situata.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post