Daily Mail i ka kushtuar vëmendje situatës së refugjatëve, të cilët përmes detit futën në Britani. Sipas tyre, në kampi, i cili është sajuar për qëndrimin e përkohshëm të tyre të quajtur Home office është mbi populluar dhe se situata atje është kritike.
Mediat shkruajnë se kampi atje të ngjason me skenat e ish-qytetit të xhunglës në Calais. Personat që kanë qenë brenda kampit thonë se prej të enjtes kanë shpërthyer përleshjet me thika mes shqiptarëve dhe eritreanëve.
“Për këtë arsye Një numër i vogël ushtarësh është stacionuar brenda kampit për të ndihmuar në ruajtjen e rendit. Sipas burimeve brenda kampit thonë mediat pritet që emigrantët nisin ndonjë grevë në ditët e ardhshme. Emigrantët kanë sulmuar zyrtarët e Forcave Kufitare dhe personelin e sigurisë, të cilët janë të frikësuar”, shkruajnë mediat angleze.
Ky kamp i cili është i hapur një vit më parë mund të strehojë një maksimum prej 1600 personash, megjithëse indetiteti i tyre verifikohet para se të lihen aty.
Tani shifra tani ka arritur në 3,000 pas rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin. Ministria e Brendshme e gjendur në këto rrethana ka sugjeruar ngritjen e tendave në parqet e Londrës për të strehuar emigrantët pasi këshillat rajonalë refuzuan një apel urgjent nga qeveria për të marrë një pjesë në lehtësimin e krizës.
Daily Mail raporton se i gjithë kampi Manston është i padisiplinuar dhe i rrezikshëm. Forca kufitare dhe ekipet e sigurisë që punojnë brenda nuk mund të përballojnë volumin e njerëzve. “Gjërat po përkeqësohen nga dita në ditë. Shumë emigrantë janë arratisur”, thuhet më tej.