Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se disa persona janë zënë me njëri-tjetrin duke mbetur të gjakosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, ku 4 persona janë përfshirë në sherr.
Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, personat kanë nisur duke u përplasur fillimisht verbalisht dhe më pas situata ka agravuar në sherr fizik. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka ndërhyrë dhe ka ndalur sherrin mes tyre.
Discussion about this post