Nëntë të rinj shqiptarë u përfshinë në një sherr masiv jashtë një klubi nate në Brunico, në krahinën e Bolzanos në Itali
Mediat lokale shkruajnë se grupi i të rinjve u përfshinë në sherr midis tyre përpara një klubi nate ndoshta edhe për shkak të pijeve alkoolike.
Dy grupet u përplasën pas një sherri që kishin pasur dy prej tyre për shkaqe sentimentale. Në qendër të këtij konflikti mësohet se ishte një vajzë, ish-e dashura e njërit dhe e dashura aktuale e tjetrit. Nga përplasja brenda klubit, zënka vazhdoi jashtë, ku në sherr u përfshinë edhe shokët e tyre.
Sherri që zgjati pak minuta përfundoi me dy të plagosur që përfunduan në urgjencë, ndërsa të tjerët u larguan nga vendi i ngjarjes.