Një incident banal ka ndodhur mes dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në zonën e “21 dhjetorit” në kryeqytet, i cili ka përfundurar në dhunë, me shkelma dhe grushta midis tyre. Kjo ngjarje është filmuar nga dëshmitarët e rastit aty të cilët ja kanë përcjellë videon redaksisë së Jeta Osh Qejf.
Sipas dëshmitarit dy automjetet janë fërkuar me njëri- tjetrin, një njërin udhëtonte një djalë dhe një vajzë dhe në tjetrin një djalë bashkë me babin e tij. Ata kanë nisur të konfliktohen fizikisht ndërsa në ndihmë të babait dhe djalit janë futur edhe disa të njohur të tyre, të cilat kajnë larguar me makinë sapo ka mbërritur policia. Në vendngjaje kanë shkuar forcat e policisë por polici rri dhe nuk ndërhyn në momentin që kishte sherr midis tyre. Polici me uniformë i cili dyshihet të jetë i policisë rrugore luan i qetë me telefonin edhe pse afër tij po ndodhte njhë sherr, shkuan Jeta Osh Qejf. Sharje dhe ofendime dëgjohen gjatë sherrit. (J.V/Shuplaka)