Pas ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Laçit në “Selman Stërmasi”, zëvendëstrajneri i Laçit ka përfunduar i shoqëruar në komisariatin e policisë së kryeqytetit.
Kjo pasi Ylber Zani, ka tentuar të futet në dhomat e zhveshjeve të skuadrës bashkë me një prej lojtarëve të Laçit, i cili kishte ndjekur ndeshjen nga tribuna.
Mirëpo, mësohet se këtij të fundit nuk i është lejuar hyrja, çka e tensionuar pak situatën. Në debat është futur edhe shefi i policisë i pranishëm në stadium.
Si rezultat, policia mori vendimin ta shoqëronte Zanin në komisariat. (D.D/Shuplaka)