Një sherr me sende te forta mes disa te rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Tre persona janë shoqëruar për tu marre në pyetje nga ana e komisariatit numër 2 në kryeqytet.
Mes të rinjve që është përfshirë në konflikt është edhe djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve. Sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.
Nga informacionet nuk ka persona të lënduar rëndë. I dhunuari është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit.