Një konflikt midis disa shtetasve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Gjegjan. Dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie ku në vijim të veprimeve policore janë arrestuar në flagrancë, shtetasit K. M., 55 vjeç dhe F. Z., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Gjegjan, Pukë.
Nga përdorimi i sende të forta gjatë konfliktit mbetën të dëmtuar këta dy shtetas dhe shtetasja B. Z. (nëna e shtetasit F. Z.), e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë gjithashtu edhe shtetasi K. K. (djali i shtetasit K. M.), policia vijon punën për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Pukë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për një konflikt mes disa shtetasve, në fshatin Gjegjan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë kryer veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti. Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K. M., 55 vjeç dhe F. Z., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Gjegjan, Pukë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie. Nga përdorimi i sende të forta gjatë konfliktit mbetën të dëmtuar këta dy shtetas dhe shtetasja B. Z. (nëna e shtetasit F. Z.), e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë edhe shtetasi K. K. (djali i shtetasit K. M.). Policia vijon punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.