Ka degjeneruar në plagosje sherri mes dy të rinjve në Bulqizë. Një i ri nga Kamza në sherr e sipër ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur një 22-vjeçar në Bulqizë, i cili për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Alfred Muça, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Njoftimi i policisë
Plagos me mjet prerës (thikë), një shtetas, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi: Alfred Muça, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D.L, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 89 dhe 279, të Kodit Penal.