Nje person ka mbetur i plagosur sot pas një sherri në Elbasan. Mësohet se ai është qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku 38 vjeçari E.GJ. ka qëlluar me thikë shtetasin R.P., duke e lënë të plagosur.
Aktualisht, 39 vjeçari i plagosur është dërguar drejt Tiranës, për një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të plagosjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që prodhuan konfliktin mes dy shtetasve.
(M.D/Shuplaka)