Dy adoleshentë janë konfliktuar ditën e sotme në qytetin e Elbansanit.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, teksa luanin me letra. 18-vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e djathtë, bashkëmoshatarin e tij me iniciale SH.XH, 18 vjeç.
Ndërkohë 18-vjeçari, SH.XH është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa mësohet se gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Konflikt për motive banale mes dy 18 vjeçarëve, konflikt që përfundoi me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Policia e Elbasanit brenda 20 minutave kap dhe arreston autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në fshatin Hajdaran.
Më datë 03.09.2017, rreth orës 15.00 është marrë informacion nga salla operative se në Spitalin Kirurgjik Elbasan ka shkuar një shtetas nga fshati Hajdaran I plagosur me thikë.
Menjëherë u dërguan shërbimet e policisë dhe nga veprimet hetimore paraprake konstatuan se; një grup djemsh në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke luajtur me letra.
Më pas gjatë lojës shtetasi SH.XH., 18 vjeç ka debatuar fillimisht me fjalë me shtetasin O.Y., 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me grushta .
Në konflikt e sipër 18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e djathtë 18 vjeçarin SH.XH.
Shtetasi SH.XH, ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të Specialistëve të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë arrestimi i të dyshuarit të kësaj ngjarje 18 vjeçarit O.Y.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post