Një 27-vjeçar nga Shijaku është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi ka plagosur me thikë një të ri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Mariglen Berahi, 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak.
Ditën e djeshme në një lokal në lagjen nr.12, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasin E.R., 30 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
(E.K/SHUPLAKA)