Në sheshin ‘Nëna Terezë’ të Prishtinës, këtë mbrëmje është qëlluar me thikë një 17-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Mësohet se i plagosuri, mori trajtimin e nevojshëm nga mjekët e ambulancës dhe ndodhet në gjendje stabël.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka informuar, se gjatë kësaj përleshjeje është plagosur edhe një 26 vjeçar. Edhe ky i fundit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Discussion about this post