Një sherr me thika ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Jashar Hoxha” në Kamëz. Dy 15-vjeçarë janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një prej tyre.
Ndërkohë autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policise
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.