Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku si pasojë e një konflikti, një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në fshatin “Kotë”, pranë vendit të quajtur “Pularia”, ku një person ka goditur me thikë qytetarin me inicialet D.M, i cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
50-vjeçari mësohet të jetë një elektriçist, i cili është konfliktuar me dy bashkëfshatarë të tij. Këta janë shoqëruar si të dyshuar pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Vijon…(D.D/Shuplaka)