Dy adoleshente jane perfshirë në një sherr, i cili ka degraduar edhe në dhunë fizike midis tyre.
Shtetsja me inciale R.R, 17 vjeç ka ghoditur me grushta në lagjen “Kushtimi I lirisë”, në Berat, 17-vjeçarjen tjetër me iniciale A.S.
Mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.07.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen me inicialet R.R. 17 vjeçe, banuese në Berat.
Kjo e fundit, në lagjen “Kushtrim”, ka goditur me grushte shtetasen A.S. 17 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)