Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Mësohet se të shtënat kanë ndodhur, pas një konflikti mes dy personave në një lokal në lagjen 15 të qytetit bregdetar.
“Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.