Një person është gjetur i plagosur me mjet prerës në kraharor rreth mesnatës së sotme në Fier.
Shtetasi J.G.28 vjec është gjetur nga policia pranë rrugës në fshatin Portëz.
Mësohet se 28 vjecari ka qenë në gjendje të dehur.
Ka qenë një sherr mes dy të rinjve i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
I riu ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën .