Një shofere ka goditur me thikë dy këmbësore, duke plagosur rëndë njërën prej tyre.
Ngjarja ndodhi në Francë, ndërsa raportohet se mes tyre pati një grindje e cila degradoi deri në plagosje. Sipas burimeve të AFP gruaja e cila ndodhej në makinë debatoi me dy të tjerat, e më pas doli nga automjeti dhe i goditi me thikë.
Menjëherë pas ngjarjes ajo është larguar me mjetin nga vendngjarja, por vetëm pak orë më pas ka rënë në pranga nga policia.
Sakaq mësohet se dy gratë e lënduara janë shtruar në spital, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje dhe arsyeja që çoi në sherrin e ashpër.