Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç ku tre persona janë plagosur me armë zjarri pas një sherri mes dy grupeve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Sanxhak’.
Nje person ka rënë në prangat e policisë. Në sherr janë përfshirë 4 persona ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës.
Njoftimi policisë:
Kurbin
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.
Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi G.G., pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.
Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(B.H/Faxweb)