Mbrëmjen e djeshme u mbajt një tubim përpara zonës së quajtur ‘Torrës Veneciane’, me motiv ndalimin e gërmimeve në zonën arkeologjike ”A” në Durrës.
Përplasje ka pasur mes një grupi të Shoqërisë Civile dhe Lëvizjes Studentore. Kjo e fundit pretendon se mbrëmë se nuk është përmbushur kushti që palët kishin rënë dakort, se në protestë nuk do të kishte thirrje politike (ata pretendojnë se Shoqëria Civile ka pasur veshje me stema dhe emblema të Partisë Demokratike).
Konflikti nisi midis shtetasve A.J. 29 vjeçe, banuese në Elbasan dhe L.B. 35 vjeç, banues në Tiranë, pjesë të Shoqërisë Civile dhe shtetasve E.K. 33 vjeç, dhe G.J. 25 vjeç, banues në Tiranë, pjesë e Lëvizjes Studentore. 2 nga shtetasit kanë marrë dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës shkuan në banesa.
Policia e Durrrësit nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj tyre dhe materialet për veprime të mëtejshme janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”,parashikuar në nenin 90 të Kodit Penal.
Aktivistja, Lorisa Ylli, reagoi në rrjetet sociale duke thënë se grupi që iu bashkua protestës erdhi me qëllimin e qartë për të prishur protestën.
” Dua të përgënjeshtroj lajmin se këta individe ishin të FRPD. Një lajm i pavërtetë ky” shkruan ajo. (M.D/ Shuplaka)