Komuna e Drenasit i ka ndarë me emra parkingjet të gjithë zyrtarëve të saj.
E pikërisht parkingu është bërë sot shkak i një mosmarrëveshje mes drejtoreshës së Inspeksionit, Aurora Berisha dhe zyrtares së administratës, Ganimete Drevishi-Dibrani.
Berisha kishte shkuar sot në punë pa makinë dhe vendin e saj në parking e kishte zënë zyrtarja e administratës. Më pas Berisha ka njoftuar policinë se kolegia e saj i ka zënë parkingun.
Me të marr vesh Ganimetja që është lajmëruar policia, e sulmoi fizikisht Berishën. Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha, e cila tha se ishte sulmuar fizikisht. “Po, jam sulmuar fizikisht nga zyrtarja e administratës”, është shprehur ajo.
Më tej, Berisha ka kontaktuar edhe me policinë, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar për mosmarrëveshjen që ka ndodhur mes dy grave.