Një incident i rëndë është shënuar së fundmi në Lushnje, ku një shtetase ka goditur me sende të forta një tjetër shtetase, banuese në këtë qytet.
Mësohet se dy të përfshirat në konflikt kanë lidhje familjare mes tyre. Bëhet me dije se 35-vjeçarja Rudina M. ka goditur me bastun në kokë kunatën e saj me iniciale E. V. 35 vjeçe.
E dëmtuara është transportuar menjëherë në Spitalin e Lushnjes, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti që fatmirësisht nuk ka përfunduar tragjikisht.
(XH.A/SHUPLAKA)