Para disa ditësh Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj ka patur ditëlindjen. Në 26-vjetorin e saj të lindjes Anxhelinës i erdhën shumë urime nga miqtë dhe të afërm it e saj.
Albëria i dedikoi një shkrim në rrjete sociale duke u shprehur krenare për të bijën, kushërinjtë dhe e motra po ashtu ama mes shumë urimeve mungonte njëri.
Beatrix Ramosaj duket se i ka prishur marrëdhëniet me kushërirën e saj dhe kjo është edhe arsyeja përse nuk e ka uruar Anxhelinën në ditën e saj të lindjes.
Burime për Blitz.al kanë treguar se dy kushërirat janë zënë me njëra-tjetrën e nuk kanë më marrëdhënien e mëparshme.
Ndërkohë që në rrjetet sociale të dy vajzave vihet re se ato nuk komentojnë më e as pëlqejnë fotot e njëra-tjetrës, madje-madje nuk e ndjekin më njëra-tjetrën as në Instagram. As Anxhelina nuk e ndjek Beatrixin e as Beatrixi Anxhelinën.