Marina dhe Luana Vjollca, sot janë dy nga moderatoret mjaft të dashura dhe të njohura për publikun shqiptarë të cilat janë gjithmonë në qendër të komenteve të mediave rozë.
Motrat Vjollca janë mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe jo pak herë janë bërë pjesë e medias rozë, më së shumti për komunikimet që kanë bashkë kryesisht në Instagram. Së fundmi ka qenë Marina ajo e cila është revoltuar me Luanën, dhe mesa duket arsyeja qënka se Luana do më shumë motrën e madhe.
“Shyqyr u ktheve se na thave sytë”, vazhdon Luana. Megjithatë nuk e priste këtë replikë të ashpër nga e motra. “Akoma s’të janë tharë tamam se vazhdon e ke të preferuar Lira Vjollca – motra delenxhie”, shkruan Marina, koment i cili duket ta ketë lënë Luanën pa fjalë pasi nuk i ka kthyer më përgjigje.