Ndërsa është bërë konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Korçës, zgjedhja e drejtuesve të rinj dhe betimi i kryetarit Sotiraq Filo këshilltarët e “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur mbledhjen pak pas numërimit të votave për nënkryetarët.
Pasi Ana Verushi është zgjedhur kryetare e këshillit bashkiak të Korçës me 33 vota ndërsa ka vijuar rendi i ditës për zgjedhjen e nënkryetarëve por Këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak fill pas numërimit të votave të tre nënkryetarëve të këtij këshilli.
Sipas Devis Osmanit, kryetar i Degës së Partisë Demokratike Korçë në procesin e votimit është shkelur konsensusi nga ana e Partisë Socialiste pasi sipas tij me rregullore të këtij këshilli njëri nga nënkryetarët i takon koalicionit apo partisë më të madhe të opozitës në këtë këshill.
Sakaq kandidatja e PD zyrtare ka marrë 27 vota duke u votuar në masë nga këshilltarët e majtë dhe aleatët e tyre.
Nga 41 këshilltarë, 23 janë të Partisë Socialiste, 9 të “Bashkë Fitojmë”, 2 të Partisë Agrare, 2 të Partisë Demokratike dhe nga një një këshilltar ka PSD, PR, AK, Nisma Thurje dhe një i pavarur.