13:35 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Sherr mes PS-PDIU-së, Ruçi: S’ka hetim për çështjen çame para zgjedhjeve. Idrizi: Qenkeni të grekut!

16:50 | 17/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherr mes PS-PDIU-së, Ruçi: S’ka hetim për çështjen çame para zgjedhjeve. Idrizi: Qenkeni të grekut!

Debatet brenda koalicionit qeverisës duket se po kalojnë edhe me një parti tjetër. Përveç tensioneve mes PS-së dhe LSI-së, mesa duet do të ketë edhe një tension mes PS-së dhe PDIU-së.

Një portal online  raporton se në mbledhjen me dyer të mbyllura së Konferencës së Kryetarëve, të datës 26 janar 2017, gjatë së cilës kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi i shpjegon prerë kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi arysyet pse duhet të heqë dorë nga kërkesa për një hetim parlamentar për çështjen çame.

Ruçi por edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, Arta Dade shprehen në këtë procesverban se  ngritja e një komisioni hetimor për çështjen çame nuk mund të ndodhë në prag të zgjedhjeve, duke nënkuptuar kësisoj “pasoja elektorale”.

Në këtë debat me dyer të mbyllura ka arritur deri aty sa  Ruçi ka akuzuar Idrizin se po tallet me çështjen çame.  “Mua më duket që është të tallemi me këtë çështje. Është e pamundur që një çështje kaq madhore siç është kjo, komisioni ta zgjidhi brenda tre muajve, në prag të zgjedhjeve elektorale, për mua. E dyta, për sa i përket objektit është jashtë juridiksionit në vendin tonë dhe është jashtë funksionit tonë”, është shprehur Ruçi.

Ndërsa nga ana tjetër kreu i PDIU-së, në replikën e tij ka thënë se e kuptoi që edhe këtu paska njerëz që kanë hall mos  mërzitet Greqia dhe është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja.

“E thashë edhe njëherë tjetër, e ndryshuam objektin për ta sjellë sensibilitet të dikujt që ka hall mos i mërzitet Greqia apo dikush tjetër dhe ne i qëndrojmë vullnetit tonë që nëse nuk ka dakordësi t’i kalohet seancës dhe seanca të shprehet me votim për këtë gjë. Për sa i përket, që është zgjedhje apo jo, këto janë çështje që nuk konsumohen. E kam dëgjuar këtë histori që në vitin 2004, kur është bërë rezoluta për shqiptarët e Çamërisë dhe nga burra dhe gra që e dinë atë çështje, i kanë dhënë dakordësinë. E kam dëgjuar edhe në diskutimin para 4 vjetësh, po tjetër retorikë që kjo bëhet për vota, bëhet para zgjedhjeve etj. etj dhe më vjen keq që e dëgjoj dhe tani. Pra, janë në prag zgjedhjet duhet ta shtyjmë, nuk kemi kohë. Kështu e kuptova. Por po ju them se ne nuk tërhiqemi, mbase do ta bëjmë
nismën dyshe edhe për komision hetimor edhe për rezolutë dhe qëndrimin që ka mbajtur Qeveria shqiptare, sepse tashmë kam dyshimet e mia edhe për pozicionin e shumë vetave këtu”, u shpreh Idrizi.

“Ne çështjen çame e kemi në program dhe do ishte mirë që të orientoheshim duke i drejtuar vetes pyetjen se nëse është kjo mundësia e vetme për të bërë këtë lloj hetimi? Ky lloj hetimi që në thelb është hetim i gjenocidit, është hetim penal që e bën një gjykatë ndërkombëtare penale dhe do të ishte mirë që të eksplorohej kjo mundësi. Hetimi i gjenocidit është juridiksion i Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, ka argumentuar ministrja Felaj.

Kundër ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për çështjen çame janë shprehur edhe kryetari socialist i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, si edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: gramoz rucishpetim idrizi
Pas

Rritja e pagës minimale rrit varfërinë

Para

Komiteti drejtues i LSI, Ilir Meta: Zgjedhjet të mos na shpërqendrojnë nga ajo që është më e rëndësishme, Vettingu!

Para
Meta: Mbështesim nismën e Ali Ahmetit për bashkimin e shqiptarëve

Komiteti drejtues i LSI, Ilir Meta: Zgjedhjet të mos na shpërqendrojnë nga ajo që është më e rëndësishme, Vettingu!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin

Kandidatët e PD akuzojnë se u janë devijuar votat, Berisha: PD mbështet këdo që kërkon transparencë, jemi në krah të tyre

Ngërçi politik në Kosovë, kreu i LDK-së shpalos agjendën me 15 pika për një qeveri uniteti! Abdixhiku: ‘Kontratë’ për ta nxjerrë vendin nga kriza

Dosja “Partizani” më 30 qershor në GJKKO, Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin për kalimin e çështjes në gjykim

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e ‘Golden’

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.