Në Komisionin e Ekonomisë Minsitrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është pyetur nga deputeti i PD-së Agron Shehaj për çështjen “Habilaj”. Minsitrja u pyet nga deputeti Shehaj në lidhje me përkthimin e dosjes “Habilaj”.
Menjëherë ndërhyr kryetari i këtij komisioni Erion Braçe duke i theksuar Shehajt se çështja “Habilaj” nuk është pjesë e këtyre diksutimeve.
“Çështja Habilaj nuk është pjesë e diskutimeve në këtë komision.”, u shpreh Braçe. Në këtë moment në komision kanë filluar tensimet dhe Braçe dhe Shehaj janë kapur me njëri-tjetrin. Agron Shehaj tenton t’i afrohet Braçes por ky i fundit nuk lejohet nga garda që t’i afrohet më tej deputetit të PD-së.
Kamerat e mediave janë detyruar nga kuvnedi që të mos filmojnë përballjen mes deputetëve.
(J.V/Faxweb)
Discussion about this post