Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri.
24-vjeçari është plagosur me mjet prerës, dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.06.2023, në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.