Pas përballjes mes Partizanit dhe Kukësit, jashtë stadiumit “Selman Stërmasi” ka plasur sherri mes tifozëve.
Përleshja midis tifozëve ka ndodhur nga dalja e tifozëve në drejtim të unazës, madje është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin 1 me 1. Golat u shënuan për Kukësin nga Dvornekoviç dhe për Partizanin ka shënuar Ekuban.
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Malota, Atanda, Trashi, Batha, Ramadani, Vila, Cetkoviç, Torasa, Ekuban.
Trajner: Sulejman Starova
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Shameti, Imami, Dvornekoviç, Musolli, Lena, Karioka, Emini, Pejiç.
Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtar: Matej Jug (Slloveni)
Kukësi vazhdon kryesimin e superligës. (D.D/Shuplaka)