Në Korçë është plagosur me thikë një 35-vjeçar pasi sherri. 35-vjeçari me iniciale Z.M është konfliktuar në lagjen 17 me dy persona të tjerë ku pasi sherrit është plagosur.
2 personat e tjerë janë arrestuar menjëherë nga policia. Grupit hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
DETAJE:
“Më datë 01.02.2018 rreth orës 15:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë shtetasi Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë
Nga të dhënat e para dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.(J.V/Faxweb)