Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 18-vjeçare, pasi dyshohet se ka qëlluar me thikë një 20-vjeçare, e cila është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar konfliktin mes vajzave.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Tiranës.