Një konfrontim fizik mes një të mituri dhe një 25 vjeçari ka përfunduar me plagosjen me thikë të këtij të fundit në qytetin e Elbasanit.
Sipas bluve ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi” pas një përplasjeje për motive të dobëta, ku 16 vjeçari M.J ka nxjerrë armën e ftohtë dhe ka qëlluar J.V 25 vjeç duke e lënë të plagosur rëndë.
Mënjëherë i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Elbasanit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Oficerët e policisë gjithashtu kanë ndaluar dhe 16 vjeçarin për akuzën ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin:
M. J., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen , Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. V., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.