Nuk kanë munguar debatet në Komisionin e Sigurisë sot ku ka pasur një përplasje mes Ervin Salianjit, Paulin Stërkajt dhe Pjerin Ndreut. Dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator Salianjin, duke i thënë “ti do rrahur”.
Vetëm pak minuta më parë anëtarët e PD-së janë larguar nga mbledhja.
DEBATI
Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet me shume buxhet për te kontrolluar ish repartet ushtarake qe perdoren per magazinim droge? A ju duhet me shume buxhet per te vendosur ne funksion radaret….
Stërkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.
Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoke të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.
Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.
Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.
Salianji: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet. (J.V/Faxweb)