Debati në Këshillin Komunal të Manastirit për filmin në lidhje me zhvillimin e qytetit për periudhën nga 2005 deri 2017, u shndërrua në debat për gjuhën shqipe.
Këshilltari i VMRO-DPMNE-së, tha se në film duhet të hyjnë protestat të cilat kanë ndodhur kohët e fundit në Maqedoni, paratë dygjuhësore dhe siç thuhet redefinimi i shtetit, për të cilat i fajësoi oponentët e tij të LSDM-së.
Ndaj kësaj reagoi këshilltarja e LSDM-së, e cila fajësoi VMRO-në se ka standarde të dyfishta në interes të politikës së tyre ditore.
Kryetarja e Këshillit Komunal të Manastirit, Sillvana Angelovska, pas ndërprerjes së seancës, i tha Petrevskës që për regjisor të filmit do ta ftojnë kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
Kryetari i Komunës së Manastirit publikoi shpallje për incizimin e një filmi dokumentar që flet për zhvillimin e qytetit për periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2017. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post