Isida Mollaymeri, balerina e cila është shquar gjithnjë për elegancën e saj, ka rënë në kurthin e kamerës së fshehtë të emisionit “ThumbON”. Gazetari Ronaldo Sharka e ka ftuar Isidën për një intervistë në një lokal.
Aty ndodhej edhe aktori i “ThumbON” i cili ka luajtur rolin sikur është një fans i çmendur i Isidës. Fillimisht ai shihet t’i kërkojë balerinës të bëjnë një foto. Mirëpo teksa bëjnë foton fansi e puth në qafë Isidën pa aprovimin e saj, moment i cili e vendos në siklet balerinën.
Më pas fansi ulet në tavolinën ngjitur dhe hedh fjalë provokuese. Nuk mbaron me kaq pasi më vonë në lokal nis sherri kur fansi pengon intervistën dhe insiston për më shumë mundësi njohjeje me Isidën. Balerina tensionohet dhe largohet nga intervista.