Një sherr është shënuar sot në mes të ditës në Tiranë, ku protagonist janë dy vajza të reja. Njëra bjonde dhe tjetra brune, një ngjarje si nëpër filma, ato janë rrahur me njëra tjetrën përballë Universiteti Politeknik i Tiranës.
Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes dy vajzave të reja, mirëpo është dashur ndërhyrja e policisë që dy vajzat të ndaheshin.
Portali “Jeta Osh Qef” ka publikuar një video nga ngjarja, ku dy vajzat e reja shihen teksa policët i fusin në makinë, me shumë gjasa për t’i dërguar në komisariat.
Ndërkohë mësohet se bashkë me vajzat në komisariat është dërguar edhe një djalë i ri që ndodhej aty në momentin që ndodhi ngjarja, i cili dyshohet që gjithashtu të jetë pjesë e sherrit mes dy vajzave. (D.D/Shuplaka)