Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Beltojë të Shkodrës. Pas një konflikti në lokal dhe më pas në ambjentet e jashtme ka mbetur i plagosur rëndë një 21-vjeçar.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendgjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
DETAJET:
Në datë 03.09.2017, ora 03:35, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendgjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/SHUPLAKA)