Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos, ku gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.