Mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike duket të jetë shoqëruar me incidente. Mediet raportojnë se Valbona Mezini i ka ndërprerë disa herë fjalën Jemin Gjanës, ndërsa shprehte kritikat e saj për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Mirëpo Gjana nuk ka duruar shumë gjatë saqë ka tentuar të godasë Mezinin në çaste nervozizmi. Ka qenë ndërhyrja e anëtarëve të tjerë të PD-së, që kanë shmangur konfrontimin mes tyre.
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh rreth orës 18:00 dhe është shoqëruar me mjaft debate. Qendër e bisedimeve të demokratëve ka qenë reformimi dhe modernizimi i Partisë Demokratike, konsultimi për ndryshimet statutore dhe forcimi i rolit të anëtarësisë.
Vijon… (D.D/Shuplaka)