Fundi i përballjes së javës 32-të mes këtyre dy ekipeve është mbyllur me polemika dhe kontestime nga tifozeria vlonjate dhe shkak ka qenë gjykimi i ndeshjes nga gjyqtari kryesor Emirion Sina.
Ka qenë gjyqtari ai i cili pas ofendimeve nga tifozeria është kthyer dhe ka ofenduar presidentin Sinan Idrizi. Ky ka qenë shkaku që me pas situata të tensionohej dhe të kërkohej ndërhyrja e policisë për të shmangur përplasjet fizike.
Kanë qenë forca të shumta policie që kanë ndërhyre për të shmangur përplasjet dhe për te shoqëruar grupin e gjyqtarëve drejt daljes së qytetit. Pas konfliktit verbal mes palëve ka ardhur dhe denoncimi në polici i administratorit Idrizi kundrejt gjyqtarit Sina.
(M.Q/Faxweb)