Prej disa minutash ambasadori i SHBA-së Donald Lu është duke zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Mësohet se ky takim po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike ku Lu mbërriti pak minuta më parë. Ende nuk dihet se çfarë po diskuton Basha dhe Lu por ky takim ka fokus ngjarjet politike të ditëve të fundit.
Takimi mes Bashës dhe Lu vjen vetëm 2 ditë pasi mazhoranca zgjodhi me 69 vota Prokuroren e Përkohshme dhe pati protesa ku nuk mungoi as dhuna dhe gjuha e ashpër mes politikanëve. . Zgjedhjen e Arta Markut si Kryeprokurore për opozitën është një shkelje e Kushtetutës.
Dje opozita deklaroi se protestat do të vijojnë gjatë muajit janar. Nga ana e saj, ambasada e SHBA me anë të një deklarate dënoi atë që ajo e quajti dhunë në parlament, por nga ana tjetër nuk përmendi në asnjë rresht dhunën që ushtroi policia ndaj deputetes së LSI-së. (J.V/Faxweb)