Pas sherrit të djeshëm në Parlament, midis deputetit socialist Erion Braçe, dhe atij demokrat Flamur Noka, rrjetet sociale nuk i ndahen më videove dhe ironive.
Së fundmi, është një video që përmes debatit të dy deputetëve, mundohet të përcjellë një mesazh sensibilizues, kundër dhunës ndaj grave.
Në videon në fjalë në fillim paraqitet fragmenti kur Noka qëllon Braçen me fletore, ndërsa më pas shfaqet një burrë i cili thotë fjalët: “Mos i prekni vajzat, burri vritet me burrë dhe jo me grua”. Interesante ironia me të cilën përcillet ky mesazh.
Ndërkohë, Byroja e Kuvendit nën drejtimin e kryetarit të Parlamentit Meta vendosi ta përjashtojë Nokën për 10 ditë. (D.D/Shuplaka)