14:04 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Sherri i plotë në komisionin për CEZ, deputeti Avokates së Shtetit: Je femër po…asnjë dëshmitar nuk është sjellë kështu!

08:32 | 10/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Sherri i plotë në komisionin për CEZ, deputeti Avokates së Shtetit: Je femër po…asnjë dëshmitar nuk është sjellë kështu!

Pas debateve të shkaktuara edhe nga lajmi se avokatja e shtetit për çështjen CEZ kishte konflikt interesi pasi edhe burri i saj ishte avokat i kompanisë cceke, konflikti është zhvendosur në komisonin e ligjeve.

Komisioni Hetimor i drejtuar nga demokratët për hetimin e zgjidhjes me marrëveshje të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ është përfshirë në debate të ashpra gjatë marrjes në pyetje të
Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Edmond Spaho, e ka pyetur Hickën se kush e autorizoi që të negociojë me palën çeke për t’i ofruar 100 milionë euro për të mbyllur konfliktin, por kjo e fundit ka deklaruar se
këtyre pyetjeve u ishte përgjigjur në seancën e kaluar. Por Spaho i ka kërkuar disa herë Avokates së Shtetit që të mos sillej në mënyrë arrogante, por t’u jepte përgjigje pyetjeve.

Tonet u acaruan kur Spaho i kërkoi disa herë Avokates së Shtetit që të pushonte dhe të dëgjonte pyetjet, por ajo ka përsëritur vazhdimisht se po shkelin rregullat e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
“Ju nuk jeni prokuror i kohës së komunizmit, ju jeni kryetar i Komisionit Hetimor, dhe duhet ta drejtoni procedurën sipas Kushtetutës”, iu drejtua Hicka Spahos.

Mbledhja është ndërprerë për disa çaste, pasi asnjëri nga të pranishmit nuk lejonte tjetrin të fliste. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, deputeti i PD­së, Helidon Bushati, i kërkoi Avokates së Shtetit të sillej në mënyrë të edukuar, dhe se po tallej me Komisionin. Ai iu drejtua se po përfitonte nga fakti që është femër, sepse po të kishte qenë mashkull, do të përballej para kamerave me tone dhe akuza të forta, shkruan një e përditshme.

Avokatja e Shtetit është larguar nga salla, pasi deputeti Eduard Shalsi u rikthye në mbledhje dhe i kërkoi që të largohej. Por Edmond Spaho i bëri të qartë se do të merrej me polici nëse do largohej.

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA
Alma Hicka.  Unë nuk ju jap asnjë përgjigje, deri sa ju të respektoni ligjet mbi pyetjet për dëshmitarët. S’kam ardhur këtu të dëgjoj komentet tuaja mbi personalitetin tim. As t’ju dëgjoj juve që shani.
Edmond Spaho: U qetësuat? Keni nevojë për ujë?
Alma Hicka: I nderuar kryetar, ju siguroj që unë nuk e humbas qetësinë lehtë. Kam pasur të bëj në sallën time të gjyqit me vrasës, me njerëz të rrezikshëm dhe nuk e kam humbur qetësinë. Por, sigurisht nuk do t’ju përgjigjem dhe të lejoj njeri që të më fyejë. Dhe jo të thoni që je arrogante dhe jeni duke gënjyer.
Edmond Spaho: Nuk keni durim të ballafaqoheni me dokumente.
Alma Hicka: Unë s’kam ardhur këtu që ju të më vërtetoni diçka mua, por kam ardhur për t’iu përgjigjur pyetjeve. Por ju nuk dini se cili është roli juaj.
Edmond Spaho: Ju s’po thoni të vërtetën e asaj që ka ndodhur në grupin negociator.
Alma Hicka: Unë ju përgjigja mbi dy orë e gjysmë seancën e kaluar, por ju nuk keni më pyetje dhe prandaj bëni këtë lloj sjelljeje.
Edmond Spaho: Mos kini frikë nga e vërteta.
Alma Hicka: Unë nuk kam frikë nga e vërteta, por nuk mund të pranoj që ju të më drejtoheni dhe të më thoni: Mos ki frikë nga e vërteta. S’kam ardhur të dëgjoj këshillat tuaja këtu.
Namik Kopliku: A u qetësuat?
Edmond Spaho: Ne të qetë ishim, po qe se zonja është e qetë.
Alma Hicka: Zoti kryetar, ju nuk mund të thoni nëse zonja është e qetë. Nuk jeni ju këtu për të bërë komente për qetësinë time. Apo personalitetin tim. S’kam ardhur këtu të dëgjoj komentet tuaja mbi personalitetin tim. Ku jemi këtu, në gjyqin para komitetit të partisë së lagjes?!
Helidon Bushati: Shiko, je duke u sjellë në mënyrë shumë të paedukuar. Je femër, por nuk mundesh. Asnjë dëshmitar nuk është sjellë deri më sot në mënyrë të tillë.
Alma Hicka: Të lutem shumë, asnjëri s’mund të bëjë përcaktime mbi sjelljen time. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: alma hicka\Helidon Bushatikomisioni
Pas

Nis aksioni për nxjerren e trupave të minatorëve kinezë, tjetër shpërthim hidrogjeni në minierë

Para

Tërhoqën vëmendjen e botës me protestat e tyre, rumunët arrijnë të rrëzojnë ministrin e Drejtësisë

Para
Tërhoqën vëmendjen e botës me protestat e tyre, rumunët arrijnë të rrëzojnë ministrin e Drejtësisë

Tërhoqën vëmendjen e botës me protestat e tyre, rumunët arrijnë të rrëzojnë ministrin e Drejtësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.